Bislimi: Ideja e angazhimit është për t’ ia dhënë ofertën time LDK-së

Para Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur anëtari i LDK-së, Faton Bislimi i cili sot para delegatëve të këtij subjekti politik do të ofrojë kandidaturën e tij për të parin e LDK-së.

Bislimi ka thënë se ideja e angazhimit të tij është për t’ ia dhënë ofertën time LDK-së. As nuk dua të paragjykoj rezultat as nuk dua të paragjykoj asgjë tjetër, është në dorën e delegatëve të vendosin, raporton RTKlive.

“Le të jetë kjo ditë tamam festë për LDK-në. Një LDK e fortë e fuqishme i duhet Republikës së Kosovës. Nuk dua të paragjykoj më asnjë moment. Kuvendi nuk ka filluar ende, çfarëdo që të deklaroja tani do të ishte paragjykim. Është e drejtë e zotëri Abdixhikut dhe secilit tjetër të ofrojë diçka më shumë për LDK-në. Krejt çka dua unë është të ofroj ofertën time për LDK-në. Pjesa tjetër është në duart e delegatëve të LDK-së. Vetëm Ibrahim Rugova është i patejkalueshëm”, ka thënë Bislimi.