Gjyqtari i mirënjohur i karatesë, Bajram Desku fiton licencë dhe paiset me gradë ballkanike në Lubljanë

Gjyqtari dhe trajneri i mirënjohur pejan, Bajram Desku, ka fituar licencën në kategorinë “Judge B Kumite” në qytetin e Lubljanës në Slloveni.

Desku i cili gëzon respekt të madh në komunitetin sportiv si trajner dhe gjyqtar i karatesë, është duke e ndarë me shumë autoritet drejtësinë në Kampionatin Ballkanik për Kadet që po mbahet në Slloveni.

Ai i është nënshtruar provimit për gradë ballkanike, provim të cilin e kaloi me shumë sukses duke i shtuar vlera dhe një gradë ballkanike shtetit të Kosovës .

Përveç Deskut, me licencë u pajisën edhe Valon Halimi dhe Fehmi Mala në kategorinë “Judge A Kata” dhe “Judge B Kata”, “Jude B Kumite” respektivisht.

Vlen të përmendet se gjashtë gjyqtarë nga Kosova janë përzgjedhur për të ndarë drejtësinë në Kampionatin Ballkanin në Slloveni.

Ata janë Valon Halimi, Bahrije Tërbunja, Fehmi Mala, Baki Desku, Albin Musa dhe Kadri Elezi.

Këto suksese në arenën ndërkombëtare vetëm sa i sjellin imazh të mirë vendit, andaj shpresojmë që me paraqitjet e tyre të lartësohet emri i Kosovës.