Miss Nikaragua fiton konkursin Miss Universe 2023
Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023 në kulmin e konkursit vjetor të bukurisë, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador.
Nënkampionia e parë u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.
Fituesit e konkurseve kombëtare të 84 vendeve kishin konkurruar në Miss Universe të këtij viti, të gjykuar nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e "Queer Eye" Carson Kressley, influencuesin e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).
Njëzet gjysmëfinalistë u shpallën në fillim të punimeve të së shtunës mbrëma pas rezultateve të garës paraprake dhe nga një votim global./rtk