“Të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë”, Kurti përkujton foshnjën 95 ditëshe nga Abria e Epërme

Kryeministri, Albin Kurti, gjatë ditës së diel ka përkujtuar foshnjën 95 ditëshe, Diturije Deliu, që i mbijetoi masakrës së forcave serbe në fshatin Abri të Epërme.

Por, foshnja, të cilës më 26 të ’98-ës shtator forcat e armatosura ia masakruan 22 anëtarë të familjes vdiq vetëm pak kohë më vonë, më 19 nëntor të ’98-ës.

Kurti më tej ak thën se janë të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë.

“Diturije Deliu do të festonte sivjet ditëlindjen e 25-të. Ishte e vetmja që i mbijetoi masakrës së 26 shtatorit 1998. I kishte gjashtë javë. Forcat e armatosura serbe ia masakruan 22 anëtarë të familjes.  Ajo u gjetë e gjallë. Fshehur nën trupin e nënës Lumnije. Nënës mburojë. E mbijetuara e masakrës në Abri të Epërme nuk mbijetoi. Ajo vdiq më 19 nëntor, rrugës për në fshatin Tërdec, gjersa gjyshi i saj, Bajram Fejza dhe halla e saj, Bedrie Deliu Fejza, po e dërgonin për në spitalin ushatarak të UÇK-së. I kishte vetëm 95 ditë. Diturija është foshnja që fle. Përjetësisht. Kështu është përjetësuar në pllakën përkujtimore. I përjetshëm është kujtimi për të. Të paharruara e të pafalshme janë krimet e Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Kurti në Facebook.