Shtërpcë: Vetura përfundon jashtë rrugës, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksident në Shtërpcë.

Një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.

Kështu tha për Klankosova.tv Qazim Reka, major në Qendren Operative në Ferizaj.

“Si rezultat i rrjedhjes së ujit në rrugë, ka pasur një shpërthim të një gypi, janë krijuar ngrica, me ç’rast një veturë nuk i është përshtatur shpejtësisë dhe ka përfunduar jashtë rrugës”, tha Reka për Klankosova.tv

“Dy persona janë lënduar, lëndime të lehta, nuk janë serioze”, tha ai.