Maqedonci takohet me homologun kanadez, shkëmbejnë pikëpamjet rreth sigurisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë ka takuar homologun e tij kanadez, Bill Blair.

Bëhet e ditur se gjatë këtij takimi ata kanë shkëmbyer pikëpamjet tyre rreth çështjes së sigurisë në Kosovë dhe regjion, bashkëpunimit të tanishëm ndërmjet Kosovës dhe Kanadasë, si dhe gjetjes së formave të reja të thellimit të këtij bashkëpunimi.

“Ministri Maqedonci ka falenderuar dhe shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme, miqësore e institucionale të shtetit kanadez”, thuhet në komunikatë. /Zëri