Aksidenti në rrugën Kaçanik-Ferizaj, vdes edhe personi i dytë
Ka vdekur edhe personi i dytë që u aksidentua të premten në rrugën, Kaçanik – Ferizaj.
Si pasojë e këtij aksidenti, viktima femër kosovare kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës, ku edhe vdiq të shtunën rreth orës 21:00.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.