Mujanoviq: Pas Banjskës, të rritet asistenca për Policinë dhe FSK-në

Jasmin Mujanoviq, politolog e specialist i politikave të Evropës Juglindore e çështjeve ndërkombëtare, tha se sulmi paraushtarak nacionalist serb në Banjskë, i cili rezultoi në vdekjen e një oficeri të policisë së Kosovës, përfaqëson shembullin më të rëndë të dhunës në vend që nga fundi i luftës së vitit 1999 dhe ndërhyrjes së NATO-s.

Në një analizë të publikuar nga Instituti Octopus, ka dhënë disa rekomandime.

“Ngrija e dialogut Prishtinë-Beograd në pritje të një raporti të plotë dhe të paanshëm për ngjarjet në Banjskë nga një Task Force e NATO-s. Përpjekja për të rifilluar dialogun Prishtinë-Beograd aktualisht është e pamatur dhe e paarsyeshme. Së pari, duke marrë parasysh mungesën e sanksioneve formale kundër Serbisë si nga SHBA ashtu edhe nga BE pas ngjarjeve në Banjskë, një përpjekje e tillë dërgon në mënyrë implicite sinjalin se Perëndimi zyrtar është i gatshëm të tolerojë përdorimin e forcës për të formuar dhe drejtuar negociatat politike midis dy palëve. Si një sinjal edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, kjo është thellësisht shkatërruese për interesin e vetë Perëndimit për të promovuar normat ndërkombëtare dhe sundimin e ligjit. As Kosova, si shtet sovran, nuk mund të lejojë që të detyrohet në negociata politike apo diplomatike me një qeveri që nxit dhunën në territorin e saj; është një propozim politikisht vetëvrasës për çdo qeveri demokratike”, thënë ai.

Sipas tij, duhet të rritet e Asistencës së Sigurisë për Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Autoritetet e Kosovës duhet t’i komunikojnë Quint-it dhe NATO-s se çfarë resurse të sakta kërkojnë, por është e qartë se kjo listë do të përfshijë domosdoshmërisht automjete të blinduara të lëvizshmërisë së lartë për policinë e Kosovës, sisteme kundër mjeteve të blinduara dhe sisteme anti-artileri për FSK-në, si dhe Helikopterë për shërbimet e emergjencës së vendit (shih dorëzimin e vitit 2022 të helikopterëve amerikanë Huey II në Forcat e Armatosura të Bosnje-Hercegovinës).

Ai ka kërkuar që të bëhet anulimi i masave të SHBA-së dhe BE-së kundër Kosovës. “Është e domosdoshme që masat e SHBA-së dhe BE-së kundër Kosovës, të vendosura në fillim të këtij viti pas trazirave nacionaliste serbe në Zveçan, e cila rezultoi në lëndime të më shumë se dy duzinave me ushtarë të KFOR-it, të anulohen”, shkruan ai.

Sipas tij duhet të bëhet pranimi i menjëhershëm i Kosovës në Partneritetin për Paqe të NATO-s.

Po ashtu ai kërkon rritja e presionit diplomatik mbi 5 vendet jonjohëse të BE-së për të zhbllokuar perspektivat e Kosovës në BE dhe NATO.

“Këto rekomandime, edhe nëse zbatohen, nuk do të jepnin menjëherë një zgjidhje të përhershme për mosmarrëveshjen Kosovë-Serbi, kryesisht për shkak se thelbi i problemit mbetet, siç ka qenë në pjesën më të madhe të tre dekadave të fundit, në konsensusin politik nacionalist intransigjent në Beograd. Por këto rekomandime ofrojnë një rrugë drejt zvogëlimit të varësisë sonë kolektive nga vullneti i mirë (inekzistent) i regjimit të Vuçiqit. Në vend të kësaj, kjo thekson masat vepruese që mund të ndërmerren sot nga komuniteti euro-atlantik, kryesisht pa shqetësim apo ndërveprim me Beogradin ose partnerët e tij në Kremlin apo Pekin”, shkruan ai.