Gliha: Zhegrova nuk dëshiron të luajë për Kosovën
Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, e ka quajtur gënjeshtar sulmuesin Edon Zhegrova.
Ka thënë se ai ka gënjyer se është refuzuar nga Kosova. Ka thënë se ylli i Lillet nuk ka dashur të vijë për Kosovën.
“Zhegrova gënjen, ai nuk dëshiron të luajë për kombëtaren. Unë e ftova Zhegrovën dy herë. E ftova me Andorrën nuk erdhi, e ftova më 10 nëntor dhe nuk erdhi, tha se nuk e lejon klubi”, ka thënë Gliha.
Zhegrova ditë më parë doli me reagim publik duke kritikuar drejtuesit e FFK-së.
Ai ka thënë se atij i është thënë se “nëse nuk vjen për ndeshjen me Izraelin, s’ke çka kërkon as në ndeshjet tjera”.