Pas barazimit ndaj Zvicrës, Dellova dhe Hyseni të kënaqur me këtë pikë

Kosova ka arritur të nxjerr një barazim në udhëtim te Zvicra në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “St.Jakob-Park” përfundoi me rezultat 1-1.

Golin për Zvicrën e shënoi Vargasi kurse për Kosovën e realizoi Muhamet Hyseni.

Kësisoj, barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa.

Pas lojës dy futbollistët e Kosovës Lumbardh Dellova dhe Ilir Krasniqi kanë komentuar ndeshjen.

“Duhet të jemi të kënaqur me çfarë ekipi luajti Zvicra. Jemi të kënaqur të gjithë me këtë pikë”, tha Lumbardh Dellova për Art Motion pas ndeshjes.

“E dimë se kundër Zvicrës është vështirë. Jam gëzuar me golin e Muhamet Hysenit. Shpresoj se do ta ketë një sezon fantastike”, tha lojtari i Llapit, Ilir Krasniqi pas ndeshjes. /Zëri