Kosova nxjerr barazim në udhëtim te Zvicra, por merr fund ëndrra evropiane

Kosova ka arritur të nxjerr një barazim në udhëtim te Zvicra në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “St.Jakob-Park” përfundoi me rezultat 1-1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola me Zvicrën që ishte dukshëm dominuese.

Me të filluar pjesa e dytë, ishte Vargasi që ia dhuroi epërsinë Zvicrës.

Mirëpo Kosova nuk u dorëzua dhe nga fundit i ndeshjes barazoi rezultatin përmes debutuesit Muhamet Hyseni, njëherit debutim ëndërrash për të. 

Deri në fund nuk pati më gola dhe ndeshja mori rezultatin përfundimtar 1-1.

Kësisoj, barazimi i mundëson Zvicrës që të kualifikohet në Evropian, ndërsa Kosova tashmë është pa gjasa. Por “Dardanët” kanë vazhduar ecurinë pozitive në këtë kampionat. /Zëri