Zgjedhjet e Serbisë, Qeveria do t’i referohet në vendim edhe marrëveshjes së shkurtit

Pas 1 një muaji, Serbia do të mbajë zgjedhje të dyfishta, e me këtë proces, kanë ardhur edhe kërkesat e zakonshme për t’i përfshirë në të serbët që jetojnë në Kosovë.

Kërkesa, sikur edhe herët e kaluara, tek qeveria kosovare është përcjellë  nga misioni i OSBE-së.

Kjo kerkesë nga Serbia këtij misioni i ka ardhur me tre nëntor.

“Misioni ka informuar Qeverinë e Kosovës dhe palët tjera të interesuara për kërkesën dhe është i gatshëm në parim që të kryejë një operacion për mbledhjen e votave në të njëjtat kushte si në rastet e mëparshme të tilla. Këto kushte përfshijnë pëlqimin nga të dyja palët dhe ofrimin e mbështetjes së nevojshme të sigurisë për operacionin, përfshirë edhe nga Policia e Kosovës”, thuhet nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.

Lidhur me këtë kërkesë, Qeveria e Kosovës ende nuk ka vendosur.

Por ajo i ka thënë Dukagjinit se cilido vendim do të jetë në përputhje me Kushtetutën, duke theksuar edhe Marrëveshjen Bazike të arritur me Serbinë.

“Përmbajtja dhe detajet e kërkesës do të analizohen dhe përgjigjja jonë do të jetë gjithmonë në dritën e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës, respektimit të sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës sipas nenin 2 të Marrëveshjes Bazike të Brukselit 27 shkurtit, dhe praktikave evropiane të bashkëpunimit ndërshtetërore për votim jashtë vendit për qytetarët me shtetësi të dyfishtë”, thuhet nga Qeveria e Kosovës.

E neni 2 i marrëveshjes thotë se të dyja palët do të udhëhiqen nga qëllimi dhe parimet të vendosura në Kartën e Kombeve të Bashkuara, posaçërisht ato për barazinë sovrane të të gjitha shteteve, respektimit të pavarësisë së tyre, autonomisë dhe integritetit territorial, të drejtën për vetëvendosje, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mosdiskriminimin

Ashtu pak a shumë sikur ky nen i marrëveshjes, edhe njohësi i zhvillimeve politike, Belgzim Kamberi po vlerëson se një gjë e tillë duhet të jetë në koordinim total me institucionet e Kosovës.

“Në rast që lejohen të mbahen zgjedhjet atëherë është me rendesi se në cfarë kritere ose modalitete duhet të organizohen respektivisht ata qytetar serb të Kosovës që do të votonin në zgjedhje të Serbisë a votojnë si shtetas të Serbisë apo si qytatar që jetojnë jashtë republikës së Serbisë”, ka deklaruar Belgzim Kamberi – Njohës i politikave ballkanike.

.Kamberi këtë situatë e lidhë edhe me zhvillimet në dialogun me Serbinë.

“Duke marr parasysh marrëveshjen e fundit që është pranuar për normalizimin e marrëdhenjeve që parasheh pranimin e realiztetve të ndara ateherë nëse jemi në frymen e kësaj marrëveshje, duke pranu realitete të  ndara të sovraniteve ateheerë nayrisht nuk do të kishte kuptim që serbet e Kosovës të votojnë sikur serbet e Kragujevcit apo të Begradit”, vijon ai.

Në të kaluarën, praktika e grumbullimit të votave për procese zgjedhore në Serbi, ishte lejuar në Kosovë, por në janar të 2022-tës në referendumin për ndryshimin e Kushtetutës së Serbisë, një gjë e tillë nuk ishte lejuar nga Qeveria e Kosovës.