Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Zvicrës dhe Kosovës
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Zvicër - Kosovë, e vlefshme për kampionatin evropian “Euro 2024”.
Skuadrat kanë shkuar në pushim pas 45 minutave me rezultat ashtu siç ia nisën 0-0.
Gjatë këtij fraksioni të parë, “helvetikët” ishin dukshëm më dominues ku dhe patën disa raste shënimi, mirëpo pa konkretizim të golit pasi aty ishte portieri i Kosovës, Visar Bekaj.
Edhe “dardanët” patën raste përmes Elbasan Rashanit mirëpo fati nuk ishte në anën tonë dhe pjesa e parë u mbyll pa gola.
Ndeshja po zhvillohet në stadiumin “St.Jakob -Park”. /Zëri