Miftaraj i reagon LVV-së: Keqpërdorimi i detyrës zyrtare është nëna dhe baba e veprës penale të korrupsionit

Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi në shkrimi në rrjetin e tij social e ka bërë të qartë se “keqpërdorimi i detyrës zyrtare është nëna dhe baba e veprës penale të korrupsionit”.

Miftaraj ka theksuar  se “keqpërdorimi i detyrës zyrtare është sinonim i korrupsionit” dhe sipas tij  nuk mund të ketë dallim midis këtyre dy veprave penale.

“Sulme të tilla të pa baza në tre vitet e fundit ka pasur edhe nga shumë shërbyes civil të nivelit të lartë, për tu përmbyllur sot me reagimin e pa bazë dhe të paqëndrueshëm ndaj mediave dhe gazetarëve nga Nexhat Krasniqi”, ka thënë ai.

“IKD gjatë raportimit lidhur me personat e dyshuar për vepra penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare si të dyshuar për vepra penale të korrupsionit, kishte filluar të pranonte kritika dhe sulme nga zyrtarë të VV në vitet 2021 e tutje, duke e konsideruar raportimin tonë të njëanshëm, jo profesional dhe tendencioz se pse iu referohemi si vepra korruptive rasteve kur të njëjtit ishin të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

“Pas kësaj qasjeje që kishte filluar të bëhet fenomen kur politikanët mbanin ligjërata se kjo vepër nuk është vepër penale korruptive, IKD në vitin 2021 në një nga konferencat që kishte ftuar Kryeprokurorin e Shtetit Besim Kelmendi, Kryetarin e Gjykatës Supreme Enver Peci dhe Kryetarin e Gjykatës së Apelit kishte kërkuar interpretim nga të tre nëse keqpërdorimi i detyrës zyrtare është vepër e korrupsionit. Përgjigja publike e tyre ishte se kjo vepër penale është nëna e veprave penale të korrupsionit”, ka shtuar Miftaraj.

Miftaraj thekson se sulmet e pa baza ndaj IKD-së dhe raportimeve të tyre tregojnë një mungesë të konsiderueshme të informacionit dhe njohjes së ligjit nga ana e disa zyrtarëve publik.

“Tash kur këta politikanët dhe zyrtarët t lartë publik kanë këtë interpretim, të le për të nënkuptuar se ose kanë paaftësi ekstreme ose bëjnë përpjekje të shfrytëzojnë pozitën dhe autoritetin për t’i frikësuar mediat, gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile që të raportojnë kur të njëjtit janë të akuzuar për vepra penale korruptive”, ka përfunduar  ai.