Kush është shqiptarja që u zgjodh në krye të ChatGTP?

Sam Altman, Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemelues i OpenAI, kompania që krijoi ChatGPT, u shkarkua nga posti i tij. Vetëm një ditë pasi Altman mbajti një fjalim në samitin e APEC, bordi i kompanisë vendosi se “ai nuk ishte vazhdimisht i sinqertë në komunikimet e tij me bordin, çka penguar aftësinë e tij për të ushtruar përgjegjësitë. Bordi nuk ka më besim në zotësinë e tij për të vazhduar si kryesues i OpenAI.”

Shefja e teknologjisë, Mira Murati është emëruar Drejtoreshë Ekzekutive e përkohshme.

Altman reagoi duke thënë se ishte i lumtur “të punonte me njerëz të tillë të talentuar”, duke mos komentuar arsyen e shkarkimit, duke shtuar vetëm “Do të ketë më shumë për të thënë për atë që do të ndodhë më vonë”.

ChatGPT u lançua nga OpenAI gati një vit më parë dhe u bë me shpejtësi viral, duke tërhequr vëmendjen të nivelit më të lartë ndaj aftësive dhe të ardhmes së inteligjencës artificiale dhe njerëzimit.

Tashmë kompania do të drejtohet nga shqiptarja e lindur në Vlorë, Mira Murati, e cila ka qenë gjithashtu imazh kryesor i OpenAI në mediat ndërkombëtare dhe në forume krah personaliteteve kryesore të teknologjisë botërore.

Kush është Mira Murati? CEO i ri i ChatGPT

Mira Murati, një inxhiniere me origjinë shqiptare është e njohur për kontributin e dhënë në zhvillimin e disa prej produkteve të spikatura të OpenAI në rolin e Shefes së Teknologjisë.

Murati ka përvojë të mëparshme në hapësirën ajrore, automobilistikë, realitetin virtual (VR) dhe realitetin e shtuar (AR). Më pas ai iu bashkua gjigandit Tesla, të udhëhequr nga Elon Musk, si një menaxhere e lartë produkti, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e Modelit X.

Përveç kësaj, ajo ka qenë e përfshirë me Leap Motion, një kompani që merret me integrimin e inteligjencës artificiale në aplikacione praktike, të botës reale.

Pas këtyre eksperiencave të larmishme, Murati iu bashkua OpenAI në vitin 2018.

Ajo luajti një rol vendimtar në drejtimin e zhvillimit të ChatGPT dhe DALL-E. Ajo mori rolin e Shefit të Teknologjisë (CTO) vitin e kaluar./euronews.al