U-19: Shqipëria pëson humbje nga Belgjika
Kombëtarja e Shqipërisë U-19 ka pësuar humbje nga Belgjika e kësaj grupmoshe, në ndeshjen e Grupit 13 për “Euro 2024”.
“Kuqezinjtë”, që janë nikoqir të këtij grupi, të shtunën u mposht në stadiumin “Elbasan Arena” nga belgët me rezultatin 2:0.
Matias Fernandez-Pardo i shënoi të dy golat për Belgjikën U19.
Ai realizoi në minutën e 27-të dhe të 31-të.
Shqipëria U19 është në vendin e fundit në grup me dy disfata në po aq ndeshje të luajtura dhe ka pak gjasa për të kaluar në “Elite Round”.
Grupit i prijnë Belgjika dhe Irlanda me nga katër pikë.
Sllovenia është e treta me dy pikë.