Për rastin e Zhegrovës, Munishi: S’kemi djem për të humbur, djali është mbushur sistematikisht

Trajneri i njohur kosovar, Ismet Munishi ka folur rreth situatës së deklaratës së futbollistit Edon Zhegrovës.

Zhegrova ditë më parë kishte deklaruar rreth gjendjes së tij në kombëtaren e Kosovës, ku nuk ishte thirrur për ndeshjen ndaj Izraelit.

Për këtë çështje ka reaguar Munishi ku i ftuar në emisonin “Favorit”, tha se Zhegrova është mbushur sistematikisht dhe se kjo letër nuk është produkt i një ndeshje të fundit që nuk e kanë ftuar, teksa theksoi se është shumë keq që kemi pasur asnjë  reagim nga FFK-ja.

“Deklaratë shumë e fuqishme për gjërat të cilat ne kemi aluduar. Pas kësaj deklarate unë sigurisht pres reflektim nga kompetentët. Unë do ta përkrah Edon Zhegrovën përgjithmonë. Është e vërtetë që ka pasur oferta për të luajtur për kombëtaret tjera. Është e vërtetë që e ka zgjedhur për një minutë Kosovën. Ne nuk kemi djem për të humbur. Djali është mbushur sistematikisht. Kjo letër nuk është produkt i një ndeshje të fundit që nuk e kanë ftuar. Ai ka folur më shumë që të luftohen dukuritë negative. Nuk kemi pasur asnjë reagim nga FFK, e që është shumë keq”, tha Munishi. /Zëri