WhatsApp vjen me një risi për bisedat në grup
Një ndër aplikacionet më të përdorura, "WhatsApp", ka shtuar një mënyrë të re për të biseduar me zë në grupet e mëdha, pa qenë nevoja që t'i telefononi.
"Voice Chat" dërgon një njoftim në celularin e anëtarëve të grupit, por ndryshe nga "Group Call" nuk ka një melodi shoqëruese.
Me anë të këtij opsioni, ju mund të flisni për çfarëdo dëshironi, t'iu tregoni miqve tuaj dhe njëkohësisht të vazhdoni të dërgoni mesazhe për ata që s'munden ta dëgjojnë.
Gjithashtu do të keni mundësi të shihni se cili prej anëtarëve po dëgjon telefonatën tuaj, me anë të një fashe që shfaqet në krye të bisedës.
Ndërkohë mund të vijoni me veprime të tjera në platformë pa qenë nevoja të mbyllni "Voice Chat". Nëse dëshironi që ta mbyllni, mjafton të klikoni shenjën "X".
"Voice Chat" do të mbyllet automatikisht nëse të gjithë kanë dalë nga biseda ose nëse askush nuk i bashkëngjitet personit të parë apo të fundit, në afatin kohor prej 60 minutash.
Ky opsion do të jetë i aplikueshëm në javët në vijim për grupet e mëdha që kanë 33 anëtarë ose më shumë. /oranews