Thyhen xhamat e zyrës së AAK-së në Istog
Xhamat e zyrës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Istog janë thyer nga persona të panjohur.
Lajmin ka konfirmuar deputeti i AAK-së dhe kryetari i kësaj partie në Istog, Bekë Berisha.
“Më kanë njoftuar më herët që është thyer xhami i zyrës, bash një ku ka qenë një fotografi. Kam pyetur se a ka pasë edhe thyerje të xhamave të tjerë, por kam dyshime se është thyer vetëm ajo dritare”, tha Berisha.
Ai më tej bëri të ditur se ngjarjen e ka lajmëruar në Policinë e Kosovës, duke mos pranuar të komentojë mbi atë se pse ka mundur të ndodhe kjo ngjarje. /klankosova