Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij në Pejë

Një person është gjetur i vdekur sot në Pejë në shtëpinë e tij.

Zëdhënës i Policisë Rajonale në Pejë Fadil Gashi, tha se viktima është e moshës 55-vjeçare.

“Vdekja është konstatuar nga emergjenca e qytetit ndërsa ekipet policore të hetuesisë ndodhen në vendngjarje për ekzaminim të rrethanave dhe fakteve”, tha Gashi. /Zëri