Dhjetra palestinezë të vrarë në sulmin ajror pranë Khan Younis në Gazë
Rreth 26 palestinezë u vranë në një sulm pranë Khan Younis herët të shtunën, tha një zyrtar shëndetësor në qytet.
Drejtori i spitalit Nasser në Khan Younis tha se kishte marrë trupat e 26 personave dhe 23 të tjerë me lëndime të rënda, pas një sulmi ajror në një ndërtesë banimi në veriperëndim të qytetit Hamad, raporton Skynews, transmeton Zeri.info.
Shumica e të vrarëve ishin fëmijë, tha agjencia e lajmeve Wafa.
Ushtria izraelite nuk e ka komentuar ende raportin.
Agjencia palestineze e lajmeve Wafa raportoi gjithashtu bombardime vdekjeprurëse në kampin e refugjatëve Jabalia në Gazën veriore dhe Rafah pranë kufirit me Egjiptin. /Zëri