Nesër zgjedhjet në LDK, Lumir Abdixhiku kërkon mandat të ri 4-vjeçar

Nesër Lidhja Demokratike e Kosovës, ka thirrur Kuvendin e X-të (dhjetë) Zgjedhor të kësaj partie më 19 nëntor, ku pritet të zgjidhet kryetari i ri i kësaj partie dhe kryesia e re.

Në zgjedhjen e parë, Lumir Abdixhiku kishte mandat të shkurtër dyvjeçar, ndërsa tash kërkon mandatin e plotë katërvjeçar si kryetar i partisë së dytë më të madhe opozitare.

Këto zgjedhje në këtë parti, kishin ardhur pas dorëheqjes së Isa Mustafës – si marrje e përgjegjësisë për rezultatin e dobët në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Abdixhiku kishte arritur që në garën me Lutfi Hazirin dhe Besian Mustafën të marrë besimin më të madh të delegatëve të kësaj partie.

Ndryshe, edhe Faton Bislimi e ka shpallur kanditaturen e tij për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës duke thënë se oferta e tij është për rikthimin e LDK-së te vlerat themeltare dhe idealet kombëtare të ish-presidentit, Ibrahim Rugova. /reporteri