Policia jep detaje për aksidentin tragjik në Kaçanik, ku humbi jetën një person
Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e ndodhur ditën e premte në Kaçanik, deri sa ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete.
“Raportohet për një aksident trafiku në mes tri automjeteve civile me targa vendore, me vozitës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekje prurëse ka pësuar viktima mashkull kosovar (njëri nga drejtuesit), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar katër persona tjerë”, ka bërë të ditur Policia.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimë është dërguar në IMl për Obduksion. /Zëri