Burrë e grua rrihen mes vete në Gjakovë
Pas një mosmarrëveshje verbale një burrë dhe një grua janë rrahur mes vete në Gjakovë, e më pas gruaja ia ka dëmtuar edhe xhamin e veturës.
Sipas njoftimit të Polcisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 13:00 në Gjakovë, raporton Zeri.info.
“Dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovare- bashkëshort, pas një mosmarrëveshje verbale kanë ardhur deri te përleshja fizike mes tyre, ku si pretekst e dyshuara femër i ka dërmuar xhamin e veturës së bashkëshortit. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri