E bën për spital gruan e tij sllovake në një hotel në Prizren dhe arratiset

Një shtetase sllovake është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj shtetas i Maqedonisë së Veriut ditën e premte në Prizren.

Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten në një hotel në Prizren, raporton Zeri.info.

“Më 17.11.2023 është raportuar se viktima femër Sllovake ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta derisa ka qenë në një hotel në Prizren pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut”.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori ndërsa viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore. /Zëri