Dëmtoi derën e shtëpisë të një personi, arrestohet prishtinasi
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë pasi që i njëjti me një mjet të fortë kishte dëmtuar derën kryesore të shtëpisë dhe një dritë ndriçimi te viktimës mashkull kosovar.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 00:10 në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Prishtinë,17.11.2023-00:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti me një mjet të fortë kishte dëmtuar derën kryesore të shtëpisë dhe një dritë ndriçimi te viktimës mashkull kosovar. Pasi që i dyshuari është dyshuar/vërejtur se ka probleme mendore i është dhënë ndihma mjekësore dhe me udhëzim te mjekut është dërguar në Psikiatri”m thuhet në njoftimin e Policisë.
Rasti është iniciuar në konsultim me prokurorin kujdestar dhe për të njëjtin ka lëshuar vendimin për dërgim në mbajtje. /Zëri