Arrestohet prishtinasi, sulmoi fizikisht një polic
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme, në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një polic në kryerje të detyrës zyrtare.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 03:30 në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion të policisë pasi që ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, i njëjti në stacion sulmon fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore”.
Ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Zëri