Zhduket një vajzë në Mitrovicë
Një baba ka raportuar në Polici se vajza e tij me probleme mendore ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas njoftimit të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 08:00 në rrugën “ Artim Jashari” në Mitrovicë, raporton Zeri.info.
“Rr. Artim Jashari-Mitrovicë Jugu, 17.11.2023-08:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e cila dyshohet se ka probleme mendore, nga shtëpia ka dal më datë 16.11.2023 rreth orës 08:00 dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Policia është duke trajtuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri