Hykmete Bajrami: Çdo gjë që kemi importuar, qytetarët e kanë paguar 20.5% më shumë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se për çdo gjë që është importuar në vend, qytetarët kanë paguar 20.5 përqind më shumë.

Duke iu referuar të dhënave të Doganës, Bajrami ka thënë se importi në vitin 2022 në sasi ka rënie për 14.5% dhe ka rritje në vlerë prej 20.5%.“

“Çdo gjë që kena importu në Kosovë, qytetarët kanë pagu 20.5% më shumë”, ka deklaruar Bajrami në emisionin “Kallxo Përnime”.

Deklarata e Bajramit është kundërshtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja.

Hykmete Bajrami: Çdo gjë që kemi importuar, qytetarët e kanë paguar 20.5% më shumë

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se për çdo gjë që është importuar në vend, qytetarët kanë paguar 20.5 përqind më shumë.

Duke iu referuar të dhënave të Doganës, Bajrami ka thënë se importi në vitin 2022 në sasi ka rënie për 14.5% dhe ka rritje në vlerë prej 20.5%.“

“Çdo gjë që kena importu në Kosovë, qytetarët kanë pagu 20.5% më shumë”, ka deklaruar Bajrami.

Deklarata e Bajramit është kundërshtuar nga deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja.

“Nuk është ashtu, mund të jetë import i ndonjë materiali të veçantë p.sh. mund të importojë dikush thëngjill dhe ka sasi më shumë por jo sasi kokë për kokë e çdo malli, d.m.th. këtë të dhënë nuk e ki nga Dogana por e ke si tërësi” – tha Muja. /express