Pyetet për Ledri Vulën, Linda Halimi mohon akuzat

Banorja e spektaklit televiziv "BBVK2", Linda Halimi, i ka mohuar akuzat se kishte thënë që këngëtari Ledri Vula i ka shkruar në rrjetin social "Snapchat".

Ajo tha se këtë nuk e ka deklaruar asnjëherë, dhe se Buci ishte ai që e kishte pyetur se mos i ka shkruar edhe ai pas deklaratës së saj se e gjithë estrada shqiptare e ka kontaktuar këngëtaren.

Kjo gjë e ka nervozuar tej mase këngëtaren, teksa prezantuesja e programit ka ndërhyrë duke qartësuar situatën duke thënë se nuk ka qenë Linda ajo që ka përmendur emrin, por Buçi.