Zhduket 15-vjeçarja nga Peja, PK-ja kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e saj
Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e Serbeze Gashit 15-vjeçares nga Peja, e raportuar si e zhdukur.
Prandaj, PK-ja ka kërkuar ndihmën e qytetarëve në rast se kanë informacion për vendodhjen e saj, raporton Zeri.info.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.