Molliqaj thotë se Policia ka arrestuar Frashër Krasniqin në kufirin Kosovë-Shqipëri
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka njoftuar se para pak çastesh ka arrestuar aktivistin e kësaj partie Frashër Krasniqi në kufirin Kosovë-Shqipëri
Ai ka thënë se kjo ka të bëjë me aktivitetin që po bën për ta kundërshtuar Asociacionin, raporton Zeri.info.
“Për PSD-në Asociacioni është i papranueshëm. Tash që rezistenca ndaj kësaj marrëveshje do të rritet, ky pushtet e ka filluar përndjekjen. Këto metoda autoritare të frikësimit, nuk na ndalin. Me të tilla arrestime të paligjshme, rezistenca jonë nuk zvogëlohet”, shkroi Molliqaj.
Ai tha se kjo s’do të ndalojë asnjëherë aktivitetin e PSD-së, teksa kërkoi lirimin e menjëhershëm të Krasniqit. /Zëri