Me Adem Jasharin në bluzë, Ylber Ramadani feston kualifikimin: Kemi bërë krenarë familjen, të gjithë shqiptarët

Shqipëria ka arritur të sigurojë kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2024”, i dyti në histori të kombëtares.

Kuqezinjtë barazuan ndaj Moldavisë në udhëtim me rezultat minimal 1-1.

Golin e realizoi Sokol Cikalleshi në minutën 25-të nga penalltia.

Në intervistën pas ndeshjes, Ylber Ramadani u paraqit me një bluzë me imazhin e komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Në këtë bluzë kam luftëtarin që ka luftuar. Ia dolëm e bëmë të lumtur të gjithë shqiptarët. Ishim nervozë para ndeshjes. Pas ndeshjeve kurrë nuk jam ndier kështu, arritje e madhe”, tha fillimisht ai pas ndeshjes për “Supersport”.

“Harmonia në grup, jemi të bashkuar, është fantastike. Jemi të bashkuar, në çdo cep të fushës e mbështetim njëri-tjetrin. Grupi është fantastik, shpresoj të vazhdojmë kështu”, shtoi Ramadani. /Zëri