Sylvinho pas kualifikimit për në Euro 2024: Nder të jem trajner i Shqipërisë
Sylvinho padyshim ka një nga meritat më kryesore të këtij suksesi madhështor, me kombëtaren shqiptare që merr biletën për në Euro 2024.
Tekniku brazilian tregoi emocionet e mëdha të përjetuara pas përfundimit të ndeshjes.
“Një sfidë e bukur! E kam pranuar me shumë dëshirë. Që në fillim e kam thënë që ky është një grup shumë i balancuar, kështu rezultoi. Objektivi im ka qenë që të vinim në nëntor dhe të ishim në garë për kualifikimin dhe ky objektiv u arrit.
Ishte një sfidë e dëshirë, një ëndërr. Nuk ka qenë aspak e lehtë, besoj shumë tek puna. Kjo ishte me të vërtet një ëndërr e madhe.
Kjo është një ditë që do të mbetet gjatë në memorien time për të gjithë jetën. Ne brazilianët e kemi këtë tendence, e lidhjes së ngushtë me lojtarët. Jam ndjerë jashtëzakonisht i lumtur për gjithçka që bëmë dhe arritëm.
Të gjithë që na kanë mbështetur, kanë bërë punë fantastike. Është një nder të jem trajneri i Kombëtares shqiptare. Pasi edhe ajo që kemi dhënë është shumë e bukur.
Meritë e Silvinjos? Kur flitet për Silvinjon është edhe Doriva, Zabaleta, Luka, Iris, Ilir, të gjithë. Bulku, janë të gjithë.
Barazimi? Sigurisht që Moldavia nuk kishte asgjë për të humbur, luante me top të gjatë dhe ishte e vështirë. Ata nuk kanë humbur asnjë ndeshje përveçse asaj me ne.
A mund të ketë të rinj? Gjithmonë, sepse kjo është një kombëtare, është e hapur. Duhet të punojmë, grupi është shumë i mirë, i pabesueshëm. Por nëse vjen një lojtar i aftë dhe me shpirtin e kombëtares, do ta shohim, padyshim.
Unë besoja që në fillim se ishte një grip që do shpërndaheshin pikët, nuk do kishte një skuadër që do të bënte 18 apo 20 pikë”, tha Silvinjo për “Supersport” pas ndeshjes. /abcnews/