Duka mes lotëve: S’ka më mirë se kaq, sukses i atyre djemve që e duan fanellën kuqezi
Shqipëria ka arritur të sigurojë kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2024”, i dyti në histori të kombëtares.
Kuqezinjtë barazuan ndaj Moldavisë në udhëtim me rezultat minimal 1-1.
Golin e realizoi Sokol Cikalleshi në minutën 25-të nga penalltia.
Presidenti i Federates Shqiptare të Futbollit, Armand Duka mes lotëve e me plis në kokë ka përgëzuar të gjithë.
“Përgëzoj të gjithë, nuk ka më mirë se kaq. Sylvinho, lojtarët, tifozët, të gjithë e bënë këtë skuadër. E kemi edhe një ndeshje, por është diçka madhështore që jemi kualifikuar. Të gjithë janë të mrekullueshëm dhe uroj të gjithë për këtë sukses të përbashkët. Jam shumë i bindur që të gjithë po festojnë, dikush duke brohoritur e dikush me lot. Ua dedikojmë suksesin atyre çunave fantastikë, që janë të gjithë të mrekullueshëm dhe me dëshirë të madhe për fanellën. Falënderoj të gjithë, edhe mediat që na kanë qëndruar pranë në këtë rrugëtim. Tani është akoma më e vështirë për ne është sukses që shkojmë në Evropian, do të mundohemi të bëjmë më mirë, por aty marrim pjesë skuadra të forta. Do të përpiqemi të bëjmë më të mirën”, ka thënë Duka. /Zëri