Pas kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2024, Kurti: Festë e madhe

Shqipëria ka arritur të sigurojë kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2024”, i dyti në histori të kombëtares.

Kuqezinjtë barazuan ndaj Moldavisë në udhëtim me rezultat minimal 1-1.

Golin e realizoi Sokol Cikalleshi në minutën 25-të nga penalltia.

Pas sigurimit në Euro 2024, ka reaguar edhe kryeministri i Republikës së Kosovë, Albin Kurti.

“Shqipëria kalon. Festë e madhe, që do vazhdojë në Euro 2024. Për herë të dytë në histori. Pas Francës, tashmë drejt Gjermanisë. Urime lojtarëve, gëzuar të gjithëve!”, ka shkruar Kurti në “Facebook. /Zëri