Shqipëria rishkruan historinë, kualifikohet në kampionatin evropian “Euro 2024”
Shqipëria ka arritur të sigurojë kualifikimin në kampionatin evropian “Euro 2024”, i dyti në histori të kombëtares.
Kuqezinjtë barazuan ndaj Moldavisë në udhëtim me rezultat minimal 1-1.
Golin e realizoi Sokol Cikalleshi në minutën 25-të nga penalltia.
Ndërsa për Moldavinë shënoi Baboglo krejt në fund të ndeshjes 87-të.
Shqipëria edhe pse barazoi siguron “biletën” për në Gjermani 2024.
Kësisoj, Shqipëria është lidere me 16 pikë, ndërsa Moldavia e katërta me nëntë sosh.
Gjithsesi, tani Shqipëria e ka edhe një ndeshje për ta zhvilluar dhe e fundit për këto kualifikime ndaj Ishujve Faroe të hënën në orën 20:45, ndeshje kjo vetëm për statistika. /Zëri