Ambasadorët gjerman në vendet e Ballkanit Perëndimor e vizituan Manastirin e Deçanit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovës, Jorn Rohde, ka treguar se Ambasada e Gjermanisë e ka përmbyllur  konferencën rajonale të ambasadorëve duke i vizituar momente kosovare të listuar në UNESCO.

Më tej Rohde e ka falënderuar At Savën për mikpritjen e tij në Mana trininë e Deçanit.

“Sot, ne e përmbyllëm konferencën tonë rajonale të ambasadorëve me një vizitë të paharrueshme në Kosovën e listuar në UNESCO”, ka thënë shkruar ai.

“Manastir i Deçanit një vend në llojin e tij! I falënderoj At Savës dhe vëllezërve të tij për mikpritjen dhe diskutimin pasurues”, ka shkruar në rrjetin social “X” Rohde.

Ndërsa për ketë vizitë të ambasadorëve gjerman ka shkruar dhe Manastir i Deçanit në llogarinë e tyre në rrjetin social “X”, duke thënë kanë diskutuar me sfidat me të cilat përballet Kisha Ortodokse Serbe dhe komuniteti serb në Kosovë.

“Michael Reiffenstül, Drejtor Politik për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme gjermane, së bashku me ambasadorin gjerman Jörn Rohde në Prishtinë dhe ambasadorët gjermanë nga Beogradi, Sarajeva, Podgorica, Shkupi dhe Tirana, vizituan Visoki Manastirin e Deçanin sot. Pas një turneu me guidë në manastir, një vend i Trashëgimisë Botërore të #UNESCO-s i njohur për rëndësinë e tij historike në rajon, delegacioni u përfshi në një diskutim me igumenin e manastirit, At Sava gjatë një dreke, biseda u përqendrua në sfidat aktuale me të cilat përballet Kisha Ortodokse Serbe dhe komuniteti serb në Kosovë”, thuhet në postimin e Manastirit të Deçanit në rrjetin social “X”.