Rëndësia e informimit të të verbërve për liberalizimin, temë e takimit të Bislimit e Tishukit
Rëndësia e informimit të të verbërve për liberalizimin, temë e takimit të Bislimit e Tishukit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi gjatë ditës së sotme ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, Daut Tishuki.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e informimit të komunitetit të personave të verbër rreth liberalizimit të vizave dhe rregullave të lëvizjes pa viza në zonën Shengen, raporton Zeri.info.
Po ashtu, u fol edhe për përgatitjen e dokumenteve relevante për çështjet integruese në shkrimin Braj dhe format alternative, si dhe implementimi i plotë i ligjit për personat e verbër, si imperativ për një shoqëri demokratike dhe gjithëpërfshirëse.
“Qeveria e Republikës së Kosovës vazhdon të angazhohet maksimalisht për të ofruar mbështetje konkrete e adresuar tematikat e ndërlidhura me personat me nevoja të veçanta”, thuhet në komunikatë. /Zëri