Gliha flet për ndeshjen e nesërme ndaj Zvicrës
Përzgjedhësi i Kosovës, Primozh Gliha, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Zvicrës, në kuadër të kampionatit evropian “Euro 2024”.
Gliha tha se Kosova mbetet akoma me gjasa për kualifikim në Evropian.
“Do të kemi parasysh situatën, duhet të jemi falënderues për futbollistëtët. Kemi arritur t’i fitojmë disa pikë. Kemi pak gjasa, duhet të jemi të koncentruar për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Gliha.
Gliha gjithashtu theksoi se presioni do të jetë i madh.
“Ka qenë ndeshje e fortë dhe kështu do të jetë edhe nesër. Presioni i publikut do të jetë i lartë, do të kemi presion të madh”.
Ndeshja fillon në orën 20:45 në Zvicër. /Zëri