Alarmon Haxholli thotë se Serbia nuk po i ofron siguri fizike
Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka thënë se Serbia ka shkelur Marrëveshjen e Brukselit dhe se nuk po i ofron siguri fizike atij si diplomat.
Përveç kësaj ai ka thënë se ky shtet ka ndaluari së ofruari edhe siguri mobile e nuk ka marrë parasysh ankesat e tij, raporton Zeri.info.
“Sigurisht që këtij vendi nuk i kovenon ndonjë prezencë diplomatike e Republikës së Kosovës në Beograd, dhe aq më pak ngritja e statusit diplomatik siç parashihet sipas marrëveshjës për njohje de facto. Sidoqoftë kamuflimi i veprimeve kundër Zyrës nga institucionet e këtij vendi, me potencial rrezikshmërinë dhe ekspozimin tim fizik dhe ligjor, është diçka që Kosova nuk duhet ta pranoj!”, shkroi ai në Facebook. /Zëri