Ministria e Kulturës thotë se Serbia po xhiron një film për “Shtëpinë e Verdhë” me qëllim deformimin e historisë

Ministria e Kulturës së Kosovës ka njoftuar se në bazë të raportimeve të mediave serbe ka filluar xhirimi i një filmi të quajtur “Harvest” e që në cak ka “Shtëpinë e Verdhë” në Shqipëri, ku serbët pretendojnë se është kryer trafikim organesh nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Ministria thotë se kjo është një përpjekje e radhës e Serbisë për ta deformuar historinë përmes filmit dhe të nxis urrejtjen ndëretnike, raporton Zeri.info.

“Ky nuk është filmi i parë me propagandë të Serbisë. Ngjashëm ishte realizuar edhe filmi dokumentar me metrazh të gjatë “Shtëpia e Verdhë” i autores Slagjana Zariq.Tentativat e tyre të vazhdueshme për të deformuar realitetin, si në rastin e filmit ‘Harvest’, duhet të alarmojnë autoritetet relevante dhe bashkësinë ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

Kjo ministri thotë se është e trishtë dhe e papranueshme të shohim se një mjet kulturor si filmi po keqpërdoret për të shpërndarë propagandë./ Zëri