Shpërndahen mjete mbrojtëse për gazetarët që raportojnë nga terrenet e rrezikshme

Sot janë shpërndarë mjete mbrojtëse për gazetarët kosovar që raportojnë nga terrenet me rrezikshmëri të lartë.

Këto mjete janë donacion i organizatave “Free Press Unlimited” dhe “Reporters sans frontiers”, “Reporters Ëithout Borders”, raporton Zeri.info.

Në këtë donacion përfshihen jelekë anti-plumb, helmeta, pako të ndihmës së parë dhe kanë përfituar 20 medie që kanë raportuar nga veriu.

“Shpërndarja e këtyre mjeteve mbrojtëse u bë në Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët e së cilës treguan gatishmëri dhe bashkëpunim të mirë gjatë gjithë procesit, në koordinim me zyrën përkatëse në Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Sipas nevojës, AGK-ja, do të vazhdojë të kërkojë mbështetje të kësaj natyre nga organizatat partnere ndërkombëtare”, thuhet në njoftim. /Zëri