Transfermarkt përditëson Albi Mall Superligën, Ballkani ekipi më i vlefshëm

Sajti i njohur, Transfermarkt ka bërë përditësimin e fundit me vlerat e skuadrave të Superligës së Kosovës në futboll.

Listës i prin Ballkani me vlerë totale 6.93 milionë euro, i ndjekur nga Llapi me 4.77 milionë.

Në vendin e tretë është Drita me 4.72 milionë, shkruan Gazeta Express.

Ekipi me vlerën më të vogël është Fushë Kosova me 1.38 milionë euro.