Dhurohet gjak në Ditën e Përkujtimit të Viktimave në Aksidente Rrugore

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave në Aksidente Rrugore, kanë dhuruar gjak vullnetarë nga Akademia Tempulli, AMRKS, Policia dhe qytetarë.

Këtë organizim e ka bërë “Tempulli” dhe AMRKS me Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.

“Ky akt i dashurisë dhe përkushtimit ndaj viktimave të trafikut rrugor shpreh vullnetin e komunitetit për të kontribuar në shërimin dhe rikthimin në jetë të atyre që kanë pësuar nga aksidentet rrugore”, tha “Tempulli”.

“Tempulli” ka inkurajuar qytetarët dhe të gjithë vullnetarët që të marrin pjesë në dhurimin e gjakut për të ndihmuar viktimat e trafikut rrugor.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët të vazhdojnë të marrin pjesë në dhurimin e gjakut në vazhdimësi dhe të ndihmojnë në shpëtimin e jetës së viktimave të trafikut rrugor. Çdo pikë gjaku ka një rëndësi të jashtëzakonshme dhe mund të shpëtojë një jetë”, tha “Tempulli”. /klankosova