Fillon puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se ka filluar puna për hekurudhën Prishtinë – Durrës.
Aliu ka shkruar në Facebook se tashmë është shpallur kompania fituese për studimin e fizibilitetit për realizimin e kësaj linje të rëndësishme hekurudhore.
Kostoja totale e studimit të fizibilitetit për linjën hekurudhore Prishtinë – Durrës është 1.98 milionë euro.
Nënshkrimi i marrëveshjes për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë – Durrës u bë në mbledhjen e tetë të përbashkët mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe asaj të Kosovës. /Zëri