Vdes zyrtari i Shërbimit Korrektues të Kosovës

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur zyrtari, Nexhat Sllamniku.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, SHKK-ja ka bërë të ditur se Sllamniku ka dhënë një kontribut të madh në këtë institucion, derisa u është shprehur ngushëllime familjarëve.

“Përkushtimi i tij në detyrën që i është besuar dhe dashuria për profesionin bëjnë që sot Sllamniku të mbetet në kujtesën e gjeneratave të tëra të SHKK-së, të miqve dhe kolegëve. Ju lutem që në emër të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe në emër timin t’i pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në njoftimin e SHKK- së. /Zëri