Shqipëria kërkon ta sigurojë sot kualifikimin në ndeshjen ndaj Moldavisë

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot (e premte) në udhëtim te Moldavia në ndeshjen kualifikuese që mund t’ia sigurojë kualifikimin në “Euro 2024”.

Kuqezinjtë janë mysafirë të Moldavisë në takimin e rundit të shtatë të vlefshëm për Grupin E të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Kjo ndeshje është paraparë të zhvillohet në stadiumin “Stadionul Zimbru”, me fillim në orën 18:00.

Ekipi i drejtuar nga Sylvinho është gati për të dhënë maksimumin dhe me një rezultat pozitiv të sigurojë kualifikimin.

Shqipërisë i nevojitet vetëm një barazim për të siguruar kualifikimin në “Euro 2024” dhe ndeshjet e tjera nuk kanë rendësi se si përfundojnë.