Gërvalla: Diaspora, një nga prioritetet kryesore të Qeverisë

Në Prishtinë është duke u mbajtur forumi ndërkombëtar “Ulpiana”, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka folur për rëndësinë e diasporës, duke thënë se diaspora mbetet ndër prioritet e Qeverisë, transmeton Telegrafi.

“Qeveria e Kosovës dhe institucionet tona kanë gatishmëri të madhe për ta bërë diasporën një nga prioritetet kryesore në këtë mandat. Kemi verën e ‘shacave’, është e shkëlqyer t’i shohësh në rrugët tona, sa miqësorë janë, sa shumë kënaqen duke qëndruar deri orët e vona në kafenetë tona. Shohim që diaspora mund të sjellë më shumë, sesa financat”, tha ajo.

Më tej, ministrja ka thënë se diaspora sjell në Kosovë rreth një miliard euro, por përveç parave, ajo tha se diaspora sjell përvojën e tyre nga demokracitë e zhvilluara.

“Na nevojitet edhe angazhimi politik i tyre”, u shpreh ajo.