Policia shpall në kërkim një të dyshuar për vjedhje, kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e tij

Policia e Kosovës, përmes njoftimit, ka kërkuar ndihmë nga qytetarët për identifikimin e një personi, i cili dyshohet për vjedhje të rëndë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, në mbështetje të dispozitës së Nenit 71, paragrafit 4, pikat 4.1, 4.12, lidhur me Nenin 77, paragrafi 2, të KPP-së, si dhe në përputhje me Nenin 8, të KEDNJ-së, paraqet para jush fotografinë e të dyshuarve të shpallur në kërkim, të dyshuar për implikim në veprën penale “Vjedhje e Rëndë”, konform Nenit 315 të KPRK-së.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personave të dyshuar sipas tipareve fizike ose lokalizimin e vendndodhjes së tyre”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.

Ndryshe Policia vlerëson lart bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të tyre. /Zëri